Monday, December 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrestohen dy persona pas një sherri në një kazino

Arrestohen dy persona pas një sherri në një kazino

Më 4 nëntor 2025, në ora 00:05, në rrugën “Abas Emin” në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB Ohër kanë arrestuar dy persona nga fshati Leshan, komuna e Debërcës, të moshës 43 dhe 37 vjeç, të cilët në një kazino në të njëjtën rrugë janë sjellë në mënyrë agresive ndaj një punonjësi të sigurimit.

Më herët, në SPB Ohër ishte raportuar se në të njëjtën kazino, një 58-vjeçar nga fshati Leshan, komuna e Debërcës, kishte dëmtuar një aparat, pas së cilës punonjësi i sigurimit e kishte sulmuar fizikisht.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzimet përkatëse, informojnë nga SPB Ohër.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!