Aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, makina del nga rruga në Orovnik

0
75

Më 4 nëntor 2025, rreth oras 15:45, në SPB Ohër është raportuar se në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë, në territorin e fshatit Orovnik, komuna e Debërcës, një automjet udhëtarësh i markës “Smart” me targa të Ohrit, i drejtuar nga një 30-vjeçar nga fshati Gorenec, komuna e Debërcës, ka dalë jashtë rrugës, shkruan Struga Ekspres.

Në aksidentin e ndodhur, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Ohër, informojnë nga MPB-ja. (Struga Ekspres)