Monday, December 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiZiadin Sela ragon pas ndalesës nga forcat speciale: Krekosja e këtij pushteti...

Ziadin Sela ragon pas ndalesës nga forcat speciale: Krekosja e këtij pushteti nuk mund ti frikësojë struganët e as shqiptarët

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka reaguar pas ndaljes së veturës së tij mbrëmjen e së mërkurës nga forcat speciale policore me maska.
Përmes një postimi në facebook Sela, pasi falënderon qytetarët për shqetësimet e shprehuara, shkruan se krekosja e këtij pushtet me njësi speciale nuk mund ti frikësojë struganët e as shqiptarët kudo që janë.
Postimi i plotë i Ziadin Selës
Faleminderit të gjithë miqve për interesimin, shqetësimin dhe solidarizimin. Krekosja e këtij pushteti me njësi speciale, me maska e pa maska, nuk mund të na frikësojë as neve, as struganët, e as shqiptarët kudo që janë. Tentime të kota e qyqare që vetëm kanë shqetësuar dashamirët. Ju faleminderit nga zemra të gjithëve për solidarizimin dhe mbështetjen. Vazhdojmë përpara, të palëkundshëm dhe stoikë në misionin tonë. Keqardhje për ata që shpresojnë se me metoda të tilla mund të kthejnë diçka.
#Bashkë në fitoren e 2 Nëntorit,
#Bashkë për dr. #ArsimDalipi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!