Monday, December 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBDI -Strugë reagon ashpër ndaj pranisë së shtuar policore në Strugë: “Ky...

BDI -Strugë reagon ashpër ndaj pranisë së shtuar policore në Strugë: “Ky është presion ndaj qytetarëve për të favorizuar një kandidat tjetër”

BDI -Strugë reagon ashpër ndaj pranisë së shtuar policore në Strugë: “Ky është presion ndaj qytetarëve për të favorizuar një kandidat tjetër”

Bashkimi Demokratik për Integrim dega Strugë ka reaguar ashpër pas pranisë së shtuar të forcave policore në qytetin e Strugës, duke e cilësuar këtë si një formë presioni ndaj qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 2 Nëntorit.

“Në qytetin e Strugës po vërehet një prani e pazakontë policore, e cila ka për qëllim të tremb qytetarët dhe të ushtrojë presion për të favorizuar një kandidat tjetër,” thuhet në reagimin e BDI-Strugë.

Partia thekson se një veprim i tillë përbën ndërhyrje të papranueshme nga aparati shtetëror në procesin demokratik dhe bën thirrje për qetësi e maturi.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dega Strugë i bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të tilla. Më 2 Nëntor do të ngadhnjejë shpresa dhe liria, e këto presione do të mbeten pjesë e së shkuarës,” përfundon reagimi i BDI-Strugë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!