Tuesday, December 23, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiArsim Dalipi dhe Besnik Asani firmosin Deklaratën e bashkëpunimit për zhvillimin e...

Arsim Dalipi dhe Besnik Asani firmosin Deklaratën e bashkëpunimit për zhvillimin e Strugës

Arsim Dalipi dhe Besnik Asani firmosin Deklaratën e bashkëpunimit për zhvillimin e Strugës

Sot në Strugë nënshkruam Deklaratën e përbashkët për bashkëpunim mes Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe nismës qytetare “Struga Vepron”, të udhëhequr nga z. Besnik Asani.

Ky bashkim nuk është thjesht marrëveshje politike – është pakt qytetar dhe moral për ta çliruar Strugën nga keqmenaxhimi dhe për t’i kthyer qytetit tonë dinjitetin, besimin dhe zhvillimin.

Ne kemi zgjedhur të bashkojmë forcat për menaxhim të përbashkët dhe transparent të Komunës së Strugës, duke u udhëhequr nga katër shtylla të forta:
♻️ Struga e pastër dhe ekologjike
🏛️ Administratë funksionale dhe transparente
💻 Digjitalizim i plotë i Komunës
⚖️ Luftë e pamëshirshme kundër korrupsionit

Së bashku, po ndërtojmë një rrugë të re për Strugën – rrugën e ndershmërisë, profesionalizmit dhe bashkimit qytetar.

🤝 Faleminderit Besnik Asanit për vizionin, sinqeritetin dhe vendimin për t’u bashkuar në anën e drejtë të ndryshimit.

#ArsimDalipi #BesnikAsani #AKI #StrugaVepron #BashkëPërStrugën

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!