Monday, December 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMaturantët dhe profesorët struganë të shkollës "Dr.Ibrahim Temo" vizituan Ferdonije Qerkezin në...

Maturantët dhe profesorët struganë të shkollës “Dr.Ibrahim Temo” vizituan Ferdonije Qerkezin në Gjakovë (FOTO)

Maturantët dhe profesorët struganë vizituan Ferdonije Qerkezin!

Në vizitën dyditore që i bënë një pjesë të Dukagjinit në Kosovë, një numër i konsiderueshëm profesorësh dhe maturantë të gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo” nga Struga, vizituan edhe shtëpinë e Ferdonije Qerkezit në Gjakovë.
Më 27 marsit 1999, forcat e armatosura serbe ia rrëmbyen Nënë Ferdonijes bashkëshortin dhe katër djemtë, për fatin e të cilëve nuk di asgjë qe 27 vjet.
Me lot në sy kuadri pedagogjik dhe nxënësit i shprehën kësaj nëne të përvuajtur dhembjen e madhe për tragjedinë që ka përjetuar gjatë zbatimit të gjenocidit që kreu Serbia në Kosovë. Dhembja për viktimat e gjenocidit është dhembje e çdo njeriu!
Shembulli i kuadrit pedagogjik dhe nxënësve struganë është domethënës për të gjitha ata që dëshirojnë të dëshmojnë se ne nuk harrojmë viktimat e gjenocidit dhe tmerret që përjetuan shqiptarët e Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Me respekt për të gjithë të rënit për liri!
Florentina Hani
(Profesoreshë e gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo” në Struga)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!