Thursday, December 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiArsim Dalipi: Një falënderim i madh dhe nga zemra për të gjitha...

Arsim Dalipi: Një falënderim i madh dhe nga zemra për të gjitha ato mijëra zemra që rrahën fuqishëm me mua për ndryshim ! Sot vazhdojmë betejën për përmbysje dhe për fitoren e Strugës

- Advertisement -

Një falënderim i madh dhe nga zemra për të gjitha ato mijëra zemra që rrahën fuqishëm me mua për ndryshim!

Ju falënderoj për besimin, për mbështetjen dhe për guximin tuaj. Edhe përkundër votës dhe pazareve të fshehta nëpër skuta, kundërkandidati im dështoi të bëjë realitet ëndrrën e VMRO-së.

Por kjo nuk është fundi. Sot nuk dorëzohemi!
Sot vazhdojmë betejën për përmbysje dhe për fitoren e Strugës. Për Strugën tonë – Strugën që e betonizuan, e shëmtuan dhe e rrjepën për shumë vite. Për Strugën që meriton dinjitet, zhvillim dhe të ardhme më të mirë.

Bashkë do t’ia dalim. Bashkë e bëjmë fitoren!
Sepse e drejta, vullneti dhe zëri i qytetarëve janë më të forta se pazaret politike, më të forta se frika dhe më të forta se çdo mur që përpiqen të na vënë përpara.

P.S. Populli thotë: “Fjala e burrit pas kuvendit nuk ka peshë”. Kundërkandidati im e kishte sfidën publike përballë qytetarëve një javë me radhë, por ai kishte frikë. Dhe VMRO nuk e la ta pranonte sfidën.
Por ne, qytetarët, nuk kemi frikë. Ne kemi forcën e bashkimit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!