Bujar Osmani ia uron fitoren Izet Mexhitit në Çair, falendëron qytetarët që e votuan

0
197

Në një mesazh të drejtuar mbështetësve dhe qytetarëve të Çairit, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, shprehu kënaqësinë për ditën zgjedhore dhe falenderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë fushatës.

“Vlerësoj se kishim një ditë zgjedhore të suksesshme, pa vërejtje të mëdha, dhe kjo është e rëndësishme të theksohet. Dua të falënderoj aktivistët, shokët partiakë dhe të koalicionit, mbështetësit, forumin e grave dhe forumin rinor, për përkushtimin dhe sakrificën gjatë këtij procesi,” tha Osmani.

Ai shtoi se, edhe pse fushata nuk ishte e drejtë dhe ligjore në çdo aspekt, beson se ndershmëria dhe vlerat duhet të ruhen në çdo situatë.