Tuesday, January 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOsmani: Ju garantojë se në mars ose në prill do të ketë...

Osmani: Ju garantojë se në mars ose në prill do të ketë zgjedhje parlamentare

Kandidati i AKI-së, për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka deklaruar sot se garanton se në mars ose në prill do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, raporton SHENJA.

Bujar Osmani, i pyetur për deklaratën e kryeministrit Mickoski se mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha se shpreson që kryeministri ta ketë kuptuar realitetin dhe dëmin të cilin po ja bën shtetit me veprimet e tij.

“Mereni fjalën time, ju them nga gjitha argumentet, marrëveshjet, bisedimet që i kemi në skenën politik se menjëherë pas zgjedhjeve lokale kemi zgjedhje parlamentare në të cilën do të kemi një qeveri të re e cila do të hap rrugën drejt BE-së, do të nis reformat dhe do ruan raportet ndëretnike në RMV”, ka deklaruar Osmani.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!