Tuesday, January 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAdnan Azizi me porosi: VLEN do ta mposht BDI-në në çdo komunë...

Adnan Azizi me porosi: VLEN do ta mposht BDI-në në çdo komunë shqiptare

Adnan Azizi me porosi: VLEN do ta mposht BDI-në në çdo komunë shqiptare

Shefi i Shtabit zgjedhor të VLEN, Adnan Azizi në tubimin e sontëm në Vrapçisht doli me një porosi të qartë se më 19 tetor do të jetë një fitore e paparë, ku VLEN do ta mposht BDI-në në çdo komunë shqiptare.

“Kur e shoh këtë mbështetje, nga ju dhe e marr inspirimin dhe energjinë për ta fituar luftën. Pra, e kemi shumë të lehtë këtu në komunën tuaj të promovojmë kandidatin dhe t’i sfidojmë me ofertën tonë. Në anën tjetër kemi një kandidat të korruptuar, të komprometuar ku në mandatin e tij nuk realizoi asnjë projekt, asnjë punë, të vetmen aftësi e ka pasur keqmenaxhimin, biznesin me njerëz, allash- verishin me pronat e komunës dhe nuk ka zgjidhur asnjë hall të qytetarëve, as në fshatin Vrapçisht as nivel të komunës”, tha Azizi.

Prandaj, shton Azizi, VLEN ofron Memetin si një avokat me përvojë në institucione që me vizionin e tij do të jetë në shërbim të komunës dhe qytetarit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!