Wednesday, January 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMurtezani: Shqiptarët e dinë kush ishte në pushtet në kohën e Gruevskit...

Murtezani: Shqiptarët e dinë kush ishte në pushtet në kohën e Gruevskit dhe kush i mbajti ata nën presion

Murtezani: Shqiptarët e dinë kush ishte në pushtet në kohën e Gruevskit dhe kush i mbajti ata nën presion

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka folur në emisionin “360 shkallë”, ku ka komentuar zhvillimet politike dhe raportet e forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Murtezani ka theksuar se shqiptarët e dinë mirë se kush ishte në pushtet gjatë periudhës kur vendi përballej me tensione dhe presione të mëdha ndaj shqiptarëve, duke aluduar në qeverisjen e BDI-së në kohën e ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

“Shqiptarët e dinë se kush ishte në pushtet në kohën e Gruevskit, kur kishte shumë tensione dhe presion mbi ta dhe kur nuk kishte forcë të gjallë që mund ta largonte BDI-në nga pushteti”, deklaroi Murtezani.

Ai shtoi se koha e sotme kërkon politikë të përgjegjshme, të orientuar drejt integrimit evropian dhe përfaqësimit të dinjitetshëm të shqiptarëve në institucionet e shtetit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!