Wednesday, January 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAlbi Qamili takon qytetarët: Na presin shumë punë të mira në Tetovë

Albi Qamili takon qytetarët: Na presin shumë punë të mira në Tetovë

Albi Qamili takon qytetarët: Na presin shumë punë të mira në Tetovë

Bartësi i listës për këshilltar komunal në Tetovë, Albi Qamili, sot e ka vazhduar fushatën me një aktivitet interesant në sheshin “Iliria”.

Ai se bashku me të rinjtë, aktivistët dhe kandidatët tjerë për këshilltarë shpërndau fletushka, programin zgjedhor, si dhe ujë e kafe.

“Sot në zemër të Tetovës kaluam një ditë plot energji, ide dhe bashkëbisedim me të rinjtë tanë të mrekullueshëm, me të cilët diskutuam për Tetovën që duam ta ndërtojmë bashkë”.

“Gjatë aktivitetit shpërndamë fletushka dhe programin tonë për mandatin 2025–2029, duke ndarë me qytetarët projektet konkrete që do ta çojnë Tetovën përpara. Patëm rastin të takojmë shumë qytetarë që na përshëndetën me fjalë të mira dhe na dhanë mbështetje për të vazhduar përpara. Në Kapitullin e Dytë për Tetovën na presin shumë gjëra të mira”, ka shkruar Albi Qamili në Facebook.

Ai falënderoi të rinjtë për energjinë dhe përkushtimin që po tregojnë në çdo aktivitet.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!