Monday, January 12, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti për opozitën: Mendjen e kanë te korrupsioni dhe zhvatja, jo te...

Mexhiti për opozitën: Mendjen e kanë te korrupsioni dhe zhvatja, jo te qytetarët

Mexhiti për opozitën: Mendjen e kanë te korrupsioni dhe zhvatja, jo te qytetarët

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti ka thënë sonte në tubimin në Studeniçan se Çairi lidhet në disa aspekte të rëndësishme kur është në pyetje Karshiaka, duke nderuar kësisoj historinë e Atulla Hoxhës, Azem Moranës në rrugë të Çairit, në shkolla dhe për të dëshmuar vlerën e Studeniçanit dhe Karshiakës historikisht.

“Brenda kësaj periudhë ne përveç që kemi sjell ndryshimin, kemi sjellë konkurrencën në kampin politik shqiptarë, por kjo të jetë më ide, me programe, lufta jonë të jetë cili do bëjë më shumë për popullatën, votuesin”, tha Mexhiti, njëherësh kandidat për kryetar të Çairit.

Ai drejtoi akuza ndaj opozitës, duke thënë se edhe tash nuk janë pa pushtet, duke aluduar në Qytetin e Shkupit.

“E kanë Qytetin e Shkupit, me Levicën, Danellën, por cili është kontributi i tyre përveç shantazhit dhe presioneve ndaj atyre punëtorëve dhe e kanë sjell Qytetin e Shkupit në derexhenë më të keqe”, tha Mexhiti.

Ai për opozitën madje shtoi: nuk e kanë dertin e qytetarëve, apo dertin e problemeve, por e kanë mendjen te korrupsioni dhe zhvatja”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!