Tuesday, January 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAzizi nga Tearca: Konkurrenca do jetë mes kandidatëve të VLEN, kandidatët e...

Azizi nga Tearca: Konkurrenca do jetë mes kandidatëve të VLEN, kandidatët e BDI-së janë në gjumë

Azizi nga Tearca: Konkurrenca do jetë mes kandidatëve të VLEN, kandidatët e BDI-së janë në gjumë

Shefi i Shtabit të VLEN, Adnan Azizi ka thënë sonte në hapjen e Shtabit zgjedhor në Tearcë se fituesi në këtë komunë është përcaktuar prej momentit që është shpallë kandidatura e Daut Memishit.

“Qytetarët e Tearcës janë të bashkuar rreth figurës dhe kandidaturës së Daut Memishit dhe këtë ua vërtetoj edhe me sondazhe dhe me gjitha anketat që kemi bërë. Përveç që VLEN është i bashkuar edhe anëtarët e partive tjera janë shpreh se do ta votojnë Daut Memishin, sepse është kandidati më i mirë, më i dëshmuar dhe më i pagatitur”, tha Azizi.

Ai madje tha se nga ky moment, kandidatët e VLEN nuk do të kenë konkurrentë më kandidatët e BDI-së sepse siç tha, “ata i ka zënë gjumi”.

“Konkurrenca do të jetë përballë Dautit, Izetit, Blerimit, Fetiut, dhe kandidatëve të VLEN që janë padyshim kandidaturat më të mira që ka ky komb dhe ky vend”, ka thënë Azizi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!