Faton Musai, kryetar i nëndegës së ASH-së në Frëngovë: Nuk do ta mbështesim kandidatin e Ziadin Selës

0
160

Faton Musai, kryetar i nëndegës së ASH-së në Frëngovë: Nuk do ta mbështesim kandidatin e Ziadin Selës

Kryetari i nëndegës së Aleancës për Shqiptarët në Frëngovë dhe ish-kandidati për anëtar këshilli, Faton Musai, ka reaguar ashpër kundër kryetarit të partisë, Ziadin Sela.

Musai ka njoftuar se strukturat e Frëngovës të lidhura me krahun e Selës tërhiqen nga mbështetja për kandidatin e tij në zgjedhjet lokale.

“Arsyeja e largimit vjen pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme. Ziadin Sela kërkon nënshtrues dhe nuk është aspak bashkëpunues. Një lider i tillë nuk është i dëshiruar në Frëngovë”, ka deklaruar Musai.

Ai ka shtuar se si nëndegë numërojnë rreth 200 votues, të cilët pritet të orientohen në bashkëpunime me subjekte të tjera politike.