Wednesday, January 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai opozitës shqiptare: Ju pret cunami në komunat shqiptare!

Fetai opozitës shqiptare: Ju pret cunami në komunat shqiptare!

Fetai opozitës shqiptare: Ju pret cunami në komunat shqiptare!
Zëvendëskryeministri dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Fetai, në përgjigjen e tij ndaj pyetjes së deputetit të AKI-së, Ilir Asani, tha se opozita është në një krizë të thellë dhe se sondazhet flasin qartë për humbjen e tyre në zgjedhjet lokale.
“Ju jeni në hall të madh. Siç i shohim ne sondazhet, i shihni edhe ju. E dini çfarë cunami ju pret në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. E dimë se assesi nuk jeni ambientuar me rolin tuaj në opozitë. Për 15 muaj sa jeni në këto ulëse pranë LEVIC-ës atje lart, nuk kemi parë asnjë nismë nga ana e koalicionit tuaj”. tha Fetai.
Ai theksoi se shqiptarët sot jetojnë më mirë me qeverisjen e VLEN-it sesa gjatë 22 viteve të qeverisjes së kaluar.
“Shqiptarët janë shumë më mirë në qeverisjen e VLEN-it për këto 15 muaj sesa ishin gjatë qeverisjes suaj korruptive për 22 vite me radhë,” theksoi ai, duke rikujtuar se epoka e privilegjeve, korrupsionit dhe abuzimeve ka marrë fund.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!