Ky është i dyshuari kryesor për vrasjen e dy personave , babë e bir (FOTO)

0
958

***Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një kafe.

Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan.

Në mesin e të plagosurve është dhëndri i viktimave, Bujar Hoxha, i cili aktualisht Hoxha është në gjendje të rëndë shëndetësore.

I dyshuari për vrasjen e tyre është është Mefail Shkodra, i cili ndodhet në arrati.