E rëndë/ Dy persona humbin jetën nga një aksident i rëndë

0
3743

Dy persona kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre ra në një luginë në Galiçicë.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se automjeti ndodhet në vendin e quajtur “Prevoj” në Galiçicë.

– Automjeti ka rënë nga rreth 100 deri në 200 metra të thellë nga rruga rajonale Trpejcë – Prespë që kalon nëpër Parkun Kombëtar “Galiçica”, thonë nga QKM.

Ekipi i SPB- Ohrit, shërbimi i shpëtimit malor i Kryqit të Kuq të Ohrit janë në terren dhe pas kontrollit vazhdojnë me nxjerrjen e viktimave dhe automjetit.