Parakalimi i gabuar i makinës/ Aksident i rëndë trafiku në rrugën Librazhd–Elbasan, i përfshirë shoferi i kamionit nga Maqedonia (VIDEO)

0
595

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në aksin Elbasan Librazhd, pranë vendit të quajtur Kthesat e Murrashit .Aksidenti ka ndodhur orës 12:15, ku kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i makinës. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.