Fatmir Limani u zgjodh nënkryetar i Lëvizjes BESA

0
16

NDER DHE PËRBETIM ME PËRKUSHTIM !

I propozuar nga Kryetari Bilall Kasami dhe vendim të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, zgjidhem Nënkryetar i Lëvizjes BESA.
Vendimi i këtillë paraqet nder, përgjegjësi dhe detyrim deri në vetëmohim, për të realizuar pritshmërit e të gjithë atyre që i besojnë kauzës tonë.

Do të bashkëveproj me të gjithë anëtarët, strukturat dhe me përkushtim, për të promovuar dhe realizuar politikat e Lëvizjes BESA, të cilat lidhen ngushtë me interesave kombëtare të shqiptarëve në këtë vend.

Rinia dhe e ardhmja e ndritur e Tyre, mbi të gjitha qëllimet në jetë.

U falenderoj, për besimin.

#BesëlidhjaPërVendlindjen

Fatmir Limani