Lufta në Ukrainë, Biden arrin në Bruksel

0
19

Presidenti i SHBA-së Joe Biden arrin në Bruksel për një sërë takimesh me liderët botërorë.

Ai do të marrë pjesë nesër në samitet kryesore të NATO-s dhe vendeve të G7.

Qëllimi i takimeve është koordinimi i veprimeve të përbashkëta për sigurinë energjetike të Evropës dhe reagimi ndaj agresionit rus, raporton cnn.

Ai gjithashtu do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën, konfirmoi më herët sot Shtëpia e Bardhë.

Theksojmë se i pari i shtetit amerikan pritet të vizitojë edhe shtetin polak, i cili deri më tani ka mirëpritur më së shumti refugjatë ukrainas.

Ndryshe, Biden pritet gjithashtu të shpallë sanksione shtesë kundër Rusisë dhe mbështetësve të saj.