Aksident në Qafë-Thanë/ Trajleri përmbyset në mes të rrugës, krijohet trafik në qarkullimin e mjeteve (FOTO)

0
17

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Qafë Thanës.

Siç duket edhe nga foton e siguruara nga Panorama.al, një trajler është përmbysur në mes të rrugës, duke krijuar edhe trafik në qarkullimin e mjeteve.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.