Çfarë guximi! Rusët qëllojnë me armë, ukrainasit s’bëjnë as një hap pas (VIDEO)

0
19

Krahas luftës me armë në mjaft zona, ukrainasit janë duke protestuar edhe në qytetet ku rusët kanë marrë kontrollin pas përballjeve të ashpra të armatosura.

Njëra prej protestave është duke u zhvilluar në qytetin Kherson që u mor nga rusët pak ditë më parë.

Sipas BBC, rreth 2,000 njerëz dolën në rrugë për të protestuar mëngjesin e sotëm. Ata marshuan nëpër qendrën e qytetit, duke valëvitur flamuj dhe duke kënduar himnin kombëtar të Ukrainës, ndërsa thërrisnin “Rusë shkoni në shtëpi” dhe “Khersoni është Ukrainë”.

Në këtë protest shihet se si ukrainasit i afrohen bazës së marrë nga rusët duke mos iu trembur edhe të shtënave prej tyre.