Ushtria e Ukrainës kap dy ushtarë rusë, publikohen pamjet

0
8

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar fotografi të dy ushtarëve rusë, të cilat i quajti pushtues të kapur nga Regjimenti i Motorizuar 423.

“Ushtarët e Brigadës së Mekanizuar 93 kapën dy pushtues rusë, ata ishin nga Regjimenti i Motorizuar Yampol 423, njësia ushtarake 91701”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës në Twitter.