Ditori.com: Gjest i madh, Klubi i zhytjes Trepça shpëtojnë qenin që kishte mbetur i ngujuar nën një urë në Vushtrri (FOTO)

0
29

Gjest madhështor i Klubi i Zhytjes Trepça Mitrovicë në këto orë të vona shpëtojnë qenin që ishte bllokuar nën urën e Sitnicës në Vushtrri

Një lajm i publikuar në disa portale ku një qytetar ushqente nga largësia një qen që kishte mbetur i bllokuar nën një urë të sitnicës preku zemrat e shumë dashamirëve, shkruan Ditori.

Me të parë pamjet, edhe pse në orë të vona klubi zhytjes “Trepça” pa u menduar fare janë nisur nga Mitrovica për në Vushtrri ku në mënyrë profesionale dhe në një teren tejet të papërshtatshëm arritën ta nxjerrin qenin nga ku kishte mbetur i ngujuar tash e sa ditë.

Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet kur ky klub kaq profesionistësh në aspektin e zhytjes kanë intervenuar gjithandej Kosovës për të shpëtuar jetë njerëzish.

Poashtu klubi zhytjes nga Mitrovica tashmë është bërë i kërkuar edhe në shumë vende të Evropës./Ditori/