Fiton llotarinë prej 426 milionë dollarëve me biletën e vetme që u shit në një pikë karburanti në SHBA

0
16

Dikush që bleu një biletë Mega Millions në Kaliforninë Jugore, SHBA, është fituesi me fat i çmimit 426 milionë dollarë.

Lotaria Shtetërore e Kalifornisë thotë se një biletë e vetme e shitur në një pikë karburanti Chevron në seksionin Woodlands Hills të Los Angelosit përputhej me të gjashtë numrat e tërhequr të shtunën mbrëma.

Fituesi ende nuk dihet dhe zyrtarët e lotarisë thonë se mbajtësi i biletës ka një vit për t’u lajmëruar.

Numrat fitues të tërhequr ishin 3, 16, 25, 44 dhe 55. Topi Mega ishte 13.