E rëndë, dy pushues nga Maqedonia mbyten në plazhin e Spillesë në Kavajë

0
17

Kjo e dielë ka rezultuar tragjike për pushuesit në plazhin e Spillesë në Kavajë ku dy persona janë mbytur në det.

Dy burra të moshës rreth 78-79 vjeç janë mbytur këtë ditë të diele në plazhin e Spillesë.

Me gjithë përpjekjet e stafit të mjekëve që shkuan në kohë rekord, ata nuk arritën dot të mbijetonin.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet indetifikimi i viktimave.