Kompletohen dyshet e çerekfinales në EURO 2020, ja cilat ekipe janë

0
21

Kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi me Zvicrën do të përballen me Spanjën, sfidë që luhet me 2 korrik në orën 18.00 në stadiumin ‘Gazprom Arena’ në Sent Petersburg të Rusisë.

– Advertisements –

Belgjika do të ballafaqohet me Italinë, e cila luhet në orën 21.00 në ‘Allianz Arena” në Munih.

Me 3 korrik, Republika e Çekisë ndeshet (18.00) me Danimarkën, e cila zhvillohet në stadiumin ‘Olimpik’ në Baku të Azerbajxhanit

Sfida e fundit çerekfinale luhet (21.00) me 3 korrik në stadiumin “Olimpiko” të Romës, mes Anglisë dhe Ukrainës.

Sfidat çerekfinale
Me 2 korrik do të takohen:
Zvicra – Spanja 18.00
Belgjika – Italia 21.00

Me 3 korrik
Çekia-Danimarka 18.00
Anglia-Ukraina 21.00