Edhe ky Ramazan në kohë pandemie, pa grumbullime të njerëzve në xhamia gjatë teravisë

0
22

Me ngritjen në syfyrin e parë myslimanët e filluan muajin e shenjtë të agjërimit, Ramazanin. Për 30 ditë radhazi në mbarë botën, myslimanët nisin ritualin e agjërimit në shenjë përuljeje ndaj Zotit. Besimtarët myslimanë fillojnë sot agjërimin dhe e përfundojnë atë më 12 maj, në ditën e festës së Bajramit.

Ky është viti i dytë radhazi që besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit janë të kushtëzuar për shkak të masave të vendosura për parandalimin e Covid-19.