Merlina Islami: Arrestohet 43 vjeçari gjatë një përpjekjeje për të dhënë ryshfet 50 euro një zyrtari policie

0
20

Arrestohet shtetasi shqiptar gjatë një përpjekjeje për të dhënë ryshfet një zyrtari policie.

Sot (18.02.2021) në orën 13.10 në vendkalimin kufitar Bllatë, në hyrje të Republikës së Maqedonisë Veriore, zyrtarët e policisë arrestuan AG (43) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrolleve kufitare, ai u përpoq të korruptojë një zyrtar policie me 50 euro për të kaluar kufirin shtetëror për të dhe fëmijën e tij.

A.G. u dorëzua në Njësinë për Krimin Ndërkufitar, Migracionin, Të Huajt dhe Riatdhetësim – Dibër për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet padi adekuate. Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami