Fatime Fetai kërkon burg të përjetshëm për Agim, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demirin, 15 vite për Fejzi Azirin dhe 10 vite për Haki Azirin

0
12

Prokurorja Fatime Fetai në seancën e sotme gjyqësore duke treguar fjalët e fundit të Prokurorisë, ka thënë se motivi i vrasjes së pesëfishtë ka qenë destabilimi i Maqedonisë së Veriut.

Fetai ka kërkuar dënim maksimal me burg, pra burgim të përjetshëm për Alil Demirin, Afrim Ismailoviqin dhe Agim Ismailoviqin. Ata akuzohen për veprën terrorizëm, raporton SHENJA.

Sa i përket Fejzi Azirit, Fetai tha se ai ngarkohet për dy vepra penale, ndihmë pas kryerjes së veprës, dhe kërkoi 15 vite burgim për të, ndërsa për Haki Azirin, i cili sipas saj, ka bërë dy vepra penale, 9-10 vite burg.