Thursday, December 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBushi: Ligji për shtetësinë i parashtruar nga opozita shqiptare do të përkrahet...

Bushi: Ligji për shtetësinë i parashtruar nga opozita shqiptare do të përkrahet edhe nga BDI

- Advertisement -

Propozim ligjin për shtetësi të parashtruar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta përkrahet edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
“Nënkuptohet edhe unë si zëvendësministër i Punëve të Brendshme pasi që vlerësojë se në këtë propozim ligj ka elemente të cilat kontribuojnë në plotësimin e duhur të ligjit në fjalë, respektivisht mundësohet lehtësim për qytetarët tanë që të pajisen me nënshtetasi- tha Bushi.
“Unë si zëvendësministër i Brendshëm jam i njoftuar me mendimin e MPB-së dërguar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi propozim ligjin për shtetësi të propozuar nga ASH-AAA. Ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për shtetësi gjithsesi se kërkon debat, njëjtë edhe mendimi i MPB-së dorëzuar qeverisë
Ju informojë se gjatë ditëve në vijim Qeveria do të parashtrojë kërkesë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit aktual për shtetësi me ç’rastë do të formohen grupe pune të përbëra nga anëtar të Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe disa institucioneve tjera përkatëse”- shtoi ai.
“Unë si zëvendësministër i Punëve të Brendshme ndaj qëndrimin e njëjtë me kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi por edhe me atë të Bashkimit Demokratik për Integrim si fuqi politike që përfaqëson vullnetin e shqiptarëve në RMV lidhur me nevojën për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shtetësinë- përfundoi ai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!