Wednesday, December 24, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPuna nga shtëpia do të rregullohet me ligj në Maqedoni, ja kur...

Puna nga shtëpia do të rregullohet me ligj në Maqedoni, ja kur do të ndodhë

- Advertisement -

Në Maqedoni, puna nga shtëpia do të rregullohet me ligj, por vetëm në vitin 2021, njoftoi Jagoda Shahpaska, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, në konferencën e sotme për shtyp.

Kjo do të rregullohet nga ligji i ri i punës i cili pritet të miratohet vitin e ardhshëm, premtoi sot ministrja.

Zgjidhjes ligjore i nevojitet kohë, sepse do të miratohet pas një debati të gjerë, gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët. Ai do të përcaktojë qartë punën sezonale, organizimin sindikal dhe punën në distancë, e cila është shfaqur si një trend i ri me pandeminë Covid-19.

“Kam planifikuar tashmë seancën e parë të grupit të punës që punoi për ndryshimet në Ligj në mandatin e ministrave të mëparshëm të mërkurën dhe ne po fillojmë të punojmë për këtë ligj”, tha Shahpaska.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!