Mbështetësit e Albin Kurtit: S’ka më pika të kuqe, shihemi në shesh

0
10
Mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë nisur të bëjnë thirrje në rrjetet sociale për revolta qytetare.

Një faqe në Facebook me emrin ‘Mbështetësit e Albin Kurtit’, shkruan se ‘nuk ka më pika të kuqe’ dhe ‘shihemi në shesh’.

Edhe dhjetëra përkrahës të tjerë të VV-së, në rrjetet sociale kanë filluar menjëherë të bëjnë thirrje për revoltë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi dekretin e presidentit, Hashim Thaçi.

Kushtetuesja ka ardhë në përfundimin se dekreti i Thaçit për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën.