Me flamuj nëpër duar, 50 mjekët nga Kuba zbarkojnë në Milano për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit (VIDEO)

0
18

Videon ku ekipi mjekësor po zbriste nga avioni e ka postuar Ambasadori Kuban Jose Carlos Rodriguez. Spitalet në rajonin e Lombardisë në Itali ishin të tejmbushura, tha këshilltari rajonal i shëndetit Giulio Gallera, i cili bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Mjekët do të dërgohen në një spital fushor në Bergamo, raportojnë media lokale.