Bilall Kasami: Insistimi për koalicionin trepalësh nuk ishte i sinqertë

0
14

Sonte në emisionin Click Plus në TV21 përballë gazetarit Fatmir Aliut ka qenë i ftuar i pari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Kasami ka folur rreth situatës aktuale politike dhe kombinimet e mundshme të Lëvizjes BESA pas tradhtisë që ia bëri kreu i ASH-së Ziadin Sela duke koalicionuar me një parti të pushtetit si Alternativa.

Kasami ka deklaruar se insistimi për koalicion trepalësh nuk ka qenë i sinqertë, por taktizim. Sipas tij, u duheshte njëherë t’a bëjmë koalicionin dypalësh pastaj sipas nevojës do e shtonim edhe një parti.