Kamerieri i kafeterisë së njohur përzë të pastrehurin që po hante ushqim edhe pse një burrë ja kishte paguar, revoltohen keq klientët (VIDEO)

0
17

Incidenti është filmuar dhe më pas është publikuar në mediat sociale ku ka marrë një numër të madh komentesh.

Në pamjet e filmuara duket një punonjës i Starbucks ndërsa i kërkon burrit të pastrehë që të largohet nga ambientet e kafenesë. Edhe pse e kishte të paguar vaktin që po hante.

Baristi dëgjohet të thotë:

Po, ai mund të hajë diku tjetër.”
Ndërkohë, personi që filmonte dëgjohet të thotë:

Por, ushqimi është i paguar.”
Gjithsesi, punonjësi i Starbucks vazhdon të këmbëngulë që burri nuk mund të rrijë në ambientet e biznesit.

Burri që i kishte blerë të pastrehut ushqimin vazhdon më tej:

Ushqimi është paguar dhe ai po e ha, ku qëndron problemi? A është njëri? Ai po ha dhe ju nuk mund t’i kërkoni që të largohet, lëreni ta mbarojë ushqimin dhe pastaj mund të largohet. Ku qëndron problemi.”
Në momentin e incidentit, i pastrehu ishte i ulur në një nga tavolinat e jashtme në Southend, Essex.

Sipas The Sun, ushqimi ishte paguar nga Sajid Kahhllon, i cili e pa të pastrehun teksa hante ushqimet që linin të tjerët në tavolinë.

Kahhllon tha për mediat:

I bleva një sanduiç dhe një kek me çokollatë që shkonin 8.45 paund që të hante tamam. Por ndërkohë që ai hante drekën e paguar, një person nga stafi erdhi bashkë me një oficer sigurie dhe i kërkoi që të largohej.”