Zeka pyet Zaevin: Kur keni qenë më i sinqertë, 2017-ën, apo tani?

0
9

Ish kandidati për kryetar komune në Çair, Zekirija Ibrahimi në një status të tij në rrjetin social rikujton pyetjen të cilën ia ka shtruar kryeministrit Zoran Zaev, kur u votua qeveria më 2017.

“Gjatë fjalimit tim si deputet, kur u votua qeveria e Zaevit më 2017, e pata pyetur Kryeministrin nga foltorja e Kuvendit: “Kryeministër, kur keni qenë më i sinqertë: kur i akuzonit ministrat shqiptarë të Gruevskit se janë të korruptuar apo tash kur i propozoni për ministra në qeverinë tuaj?”.

Si përgjigje për këtë ai në fjalën e tij përfundimtare e solli vendimin e Katica Janevës se asnjë ministër shqiptar i qeverisë së Gruevskit nuk ndiqet nga Katica.

E tash, kur Katica shkoi në Shutkë, ndërsa asnjë ministër shqiptar i Gruevskit nuk e priti atje, pyetja vlen përsëri: a mos edhe atëherë ai vendim kishte lidhje me çantat Louis Vuitton?!.”, shkruan Ibrahimi