Halil Kastrati për Struga Ekspres: Janë vetëm 10% e shqiptarëve që u kemi ndihmuar, janë mijëra të tjerë që presin

0
20

Humanisti i njohur nga Kosova Halil Kastrati i cili vizitoj Strugën, në pyetjen e gazetarit të Struga Ekspres,se sa familje shqiptare janë ndihmuar deri tani dhe sa familje shqiptare në nevojë kanë ngelur pa ndihmuar!? Përgjigjja e e hoxhë Halil Kastratit ishte rrënqethëse.

Halil Kastrati për Struga Ekspres:
“Kemi ndihmuar vetëm 10% të shqiptarëve,na kanë ngelur me qindra e qindra familjarë që duhet ti ndihmojmë.
Këtë vit do ndërtojmë 400 shtëpi kudo në trojet shqiptare.

Ka shumë familje në nevojë, kjo është e dhimbshme,por ne nuk do ti lemë pa u ndihmuar.Ne jemi në terren çdo ditë.
Kemi dhe një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë e Kosovës dhe me komunat e saj.
Shqiptarët janë shumë human!Do të ndihmojmë njerëz pa dallim feje”,përgjigjet hoxhë Halil Kastrati për Struga Ekspres.

(Struga Ekspres)