Një shofer nga Llabunishti i Strugës humb kontrollin dhe përplas disa makina në parkingun e supermarketit

0
14

Një aksident ka ndodhur në afërsi të supermarketit MISSA në Strugë, në rrugën Strugë-Dibër.

Një shofer i makinës nga Llabunishti i Strugës ka humbur kontrollin dhe ka përplasur disa makina nē parkingun e supermarketit,duke u shkaktuar dêmtime, informohet Struga Ekspres nga organet policore në Strugë.

Siç mëson Struga Ekspres, shoferi i makinës ka pësuar lêndime trupore.

Fatmirësisht nuk ka patur njerëz në lëvizje në momentin e aksidentit.

Organet e policisë janë në vendngjarje.
(Struga Ekspres)