Drejtori i Agjencisë për gjuhën shqipe, prof.dr.Ylber Sela takon Zannierin

0
18

Drejtori i Agjencisë për zbatimin e gjuhës, Prof.dr.Ylber Sela sot priti në takim komisarin e lartë të OSBE-së për minoritetet kombëtare, Lamberto Zannieri.

Me këtë rast, komisari Zannieri u interesua për Agjencinë, kompetencat, organizimin, strukturën, pengesat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet.

Drejtori Sela sqaroi situatën dhe zhvillimet rreth Agjencisë, nga dita e themelimit e deri më tani.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe sugjerime në lidhje me aspektet e veprimtarisë së Agjencisë, duke vënë në vend të parë nevojën për një institucion gjithëpërfshirës, ku do të reflektohet shumëkombësia e vendit, barazia gjinore, si dhe qëndrimi larg nacionalizmit dhe populizmit.