“Djaloshit që humbi jetën nga plumbat pardje në fshatin Pohum të Strugës”

0
17


Lebit Murtishi

(Djaloshit që humbi jetën nga plumbat
pardje në fshatin Pohum të Strugës)

U fik një jetë e pafilluar
Dhe krismat morën than’ arratinë
Mallkimat gri përdhe e shtruan
Siç shtruan sofrat edhe gostinë…

Dhe plumbat gri qenë sigurisht
Dhe vdekjet gri sërish si dje
Nuk presin trungje po veç filizë
Këto sopata me dy – palë tehë…

Nuk janë sopata prej dosido
Që presin kotas pa marr në shenjë
Përgjakur Drini qosh e më qosh
I duhet Dorës në Prapaskenë…

Dhe ç’fjalë mbeti më për të thënë
Kur Struga ime s’është më Strugë
Kur s’rrinë vëllezërit në një sofër
Aty ha dreqi me dy palë lugë…