Viti 2019 në Strugë filloi me vjedhje të rënda, ku hajdutët bëjnë kërdi në Ladorisht,Teferiç dhe Fierisht

0
22


Hajdutët muajt e parë të këtij fillim viti 2019,po bëjnë kërdi në shumë shtëpi të fshatrave shqiptare në Strugë,sidomos ata që janë të pabanuara,pra shtëpitë e mërgimtarëve,shkruan Struga Ekspres.

Hakjdutët po thyejnë dhe dëmtojnë gjithçka në këto shtëpi, sidomos në Ladorisht,Teferiç dhe Fierisht.

Banorët e këtyre fshatrave alarmojnê herë pas here vjedhjet e hajdutëve nëpër shtëpitë ku pas thyerjeve dhe dëmtimeve ata tentojnë te vjedhin para dhe stoli ari .
Edhe policia është nê dijeni të këtyre rasteve të rënda ku pritet edhe një aksion i gjërë për kapjen e hajdutëve dhe vënia para drejtêsisê të këtyre të fundit.

Shumë prej banorëve shprehen të shqetësuar sepse sipas tyre është e pamundur tê lihen shtëpitë pa njeri brenda, sepse bien pre e hajdutëve.

Kujtojmê se kryetari Ladorishtit,z.Xhevdet Dauti këtë problematikë e ka bërë alarmante deri te institucionet e MPB-së ku kërkojnë takim urgjent me policinê e Strugês.

Vjedhjet brenda ditës dhe natës nëpër shtëpi tanimë janë kthyer në frikë dhe ankth për banorët e këtyre lokaliteteve.

(Struga Ekspres)