25 vjeçari thyen aparatet në kazino, arrestohet nga policia në Ohër

0
50

Me 29.12.2018 në ora 02.45 në një kazino në bulevardin ‘Rilindasit maqedonas” në Ohër është prishur rendi publik nga ana e L.T.(25) nga fshati Leskoec, Ohër, i cili me dorë e ka prishur një aparat elektronik, pas së cilës e ka sulmuar fizikisht G.D.(41) punëtor i sigurimit të kazinos i cili ka tentuar që ta pengoje në dëmtimin e mëtutjeshëm të aparateve, transmeton Almakos.

Prishësi i rendit publik është arrestuar dhe kundër tij SPB Ohër do të ngrit padi adekuate penale.