Dreni Vlashi, është 10 vjeçari nga Veleshta që mblodhi pesë thasë me shishe plastike dhe mbi dy mijë kapaqe shisheje plastike, shoqata i ndan çertifikatë mirënjohjeje (FOTO)

0
19

Janë grumbulluar gjashtëdhjetë thasë plastike gjatë aksioneve të pastrimit përgjatë bregut liqenor në qytetin e Strugës që dërgohen për riciklim. Ndërkaq aktivisti ekologjik më i ri Dreni Vlashi, i cili mblodhi pesë thasë me shishe plastike dhe mbi dy mijë kapaqe shisheje plastike, mori çertifikatë mirënjohjeje,njofton Struga Ekspres.

Vlashi është dhjetë vjeç dhe është banorë i fshatit Veleshtë. Ai është një shembull model se si qysh në moshë të njomë mund të ndërtojmë një vetëdije për rëndësinë e ekologjisë dhe të formësohen vlera të mirëfillta përmes aktiviteteve në lëminë e interesit të përgjithshëm.

Aksioni për pastrimin e bregun liqenor është vetëm njëra nga sipërmarrrjet ekologjike në kuadër të organizimit nga ana e Shoqatës “Akva” në Strugë.
(Struga Ekspres)