Valmira Istrefi, nusja strugane martohet me plis në kokë, tërheq vëmendjen në Londër (FOTO)

0
188

Fotot e një martese në Londër po tërheqin vëmendje në internet për shkak të fustanit dhe plisit të bardhë të nuses.

Nga fotot që qarkullojnë nusja gjatë kurorzimit fustanin e ka pasur me motive shqiptare nga folklori i jugut të Shqipërisë, kurse plisi është i bardhë nga zona e Dibrës.

Fustani u dizejnua nga stilistja shqiptare Mila Kadriu.


Ajo martohej me një irlandez i cili në kostumin e tij të dhëndërise kishte motive dhe ngjyra irlandeze.

Urime ciftit të bukur Valmira Istrefi dhe Jordan McIlroy

Alsat