Tragjedi: Autobusi me targa të Maqedonisë del nga rruga në Serbi, 3 të vdekur e 32 të lënduar

0
11

Një aksident rrugor ka ndodhur sot pas mesnate rreth orës 1:45 minuta në afërsi të Leskovacit, Serbi ku një autobus me targa të Maqedonisë ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura dhe për pasojë kanë humbur jetën 3 persona ndërsa 32 të tjerë janë shtruar në spital me plagë të ndryshme .
Aksidenti rrugor ka ndodhur në autostradën në drejtim të Nishit ndërsa ishte nisur nga Maqedonia.
Në spitalin e Leskovacit janë dërguar 28 persona ndërsa në spitalin e Nishit janë dërguar katër persona që janë në gjendje më të rëndë.
Autobusi kishte si destinacion final Vjenën.