Tragjedi: Vdes në vendin e punës 61 vjeçari

0
15

Më 27.11.2018 në ora 13.20 në Stacionin Policor në Kavadar, është lajmëruar se para minierës “Rzhanovo” është gjetur i vdekur rojtari M.S.(61) nga Kavadari, transmeton Almakos.

Është kryer kontroll në vendngjarje.

Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dërguar në obduksion.