Qeni sulmon 65 vjeçarin, dërgohet urgjentisht në spital

0
13


Shkupjani F.Gj.(65) dje rreth orës 11 në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” është sulmuar dhe kafshuar nga një qen, transmeton Almakos.

Ashtu si informuan sot nga MPB-ja, pas sulmit, F.Gj. është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 shtatori” ku është pranuar dhe mjekuar, ku pas mjekimit është lëshuar në shtëpi.

F.Gj. mbrëmë rreth orës 19.40 e ka paraqitur rastin në Stacionin Policor në Aerodrom.