Makina godet një shtatë vjeçar

0
12

Një automjet i llojit “Folsvagen Pasat” me targa italiane i drejtuar nga R.A. (35) nga Shkupi pardje në Studeniçan ka goditur një fëmijë shtatëvjeçar, njoftoi MPB-ja.
Fëmija me automjetin e njëjtë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”.

Nga ana e mjekëve janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për kurim të mëtejshëm.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rastit.